Vajza e Robert Ndrenikës reagon ashpër për Teatrin: U shemb në demokracinë e pretenduar

schedule17:19 - 21 Maj, 2020

schedule 17:19 - 21 Maj, 2020

Diana Ndrenika, vajza e aktorit të madh Robert Ndrenika e ka quajtur të dhimbshëm shkatërrimin e Teatrit Kombëtar, kjo për faktin sepse sipas saj ndodh në kohën e demokracisë së pretenduar, ndryshe nga sa ndodhi në diktaturë.

Ajo thotë se në kohën që po jetojmë merr përparësi biznesi i ndërtimit , i cili drejton vendin, ndërsa hedh akuza të drejtpërdrejta mbi oligarkët që siç ajo thotë janë të fiksuar pas truallit të qendrës dhe po e shkatërrojnë atë pa asnjë princip.

“Ajo çka e bën më të dhimbshme shkatërrimin e TK është fakti se në diktaturën totalitare komuniste u jepej përparësi artit, teatrit, kinematografisë etj. Ishte pikërisht atëherë që Teatri Kombëtar mori zhvillim duke arritur kulme cilësore.

Sot ne demokracinë e pretenduar (që aq shume kishim ëndërruar) ose diktaturën hibride ku po jetojmë merr përparësi biznesi i ndërtimit që në mënyrë makuteske (with unlimitedet greed) drejton qytetin e vendin në mënyrë të drejtpërdrejtë. Oligarki financiare pa përfaqësim. Një bande qe e obsesuar pas truallit te qendrës së Tiranës vjedh e shkatërron pa asnjë princip”, shkruan Diana Ndrenika./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!