Vajza e pacientit me COVID: S’më japin unazën dhe portofolin e babait. Pas denoncimit i kthehen

schedule12:25 - 16 Shkurt, 2021

schedule 12:25 - 16 Shkurt, 2021

Vajza e një pacienti të infektuar me COVID denoncon se i kanë humbur sendet personale të të atit gjatë kohës kur ai është transferuar nga spitali COVID-1 në atë COVID-3. Ajo shprehet se i kanë dhënë vetëm varësen ndërsa portofolin dhe unazën e tij nuk i ka gjetur.

Sipas saj në momentin kur ka shkuar për t’i tërhequr i kanë thënë se ia kanë çuar te spitali COVID-3 ndërsa më pas i është thënë se i ka marrë vajza.

“Unazën e këna këta këtu. E kanë marrë dje nga Infektivi e kanë çuar te COVID3. Atje më dhanë vetëm varësen. Nuk e di babi kishte portofolin më tha e kam me lekë. Dje erdha me e marrë ajo nuk m’i dha se thotë shoqe nuk ke kartën e identitetit. Sot më tha i ka marrë goca. Unë nuk i kam marrë dje. Varësen e mora me fotografi. Tani portofolin dhe unazën ta gjejnë këta këtu. Dje fola me një kryeinfermiere Zana. Erdha sot në mëngjes më thanë i kemi çuar atje. Atje më thanë që ia kam dhënë të bijës. Unë jam e bija nuk ka asnjë tjetër këtu”, shprehet ajo.

Pas denoncimit në media ajo shprehet se i ka marrë sendet personale të të atit. “I mora sendet e mia. Erdha dje për t’i marrë nuk mi dhanë, tani i nxorën pas denoncimit në media tani i morëm. Më thanë në mëngjes nuk i ke këtu, por pastaj ma dhanë portofolin me lekë. Tani që m’i dhanë nuk më thanë asgjë. Kam qenë e para këtu në orën 10 dhe më thanë nuk i ke këtu. Këta gënjejnë vetëm gënjejnë . Edhe ushqimet nuk i ka marrë babai. Është koordinatorja që i kishte, jo mjekët. Ai është me oksigjen, është i vjetër. Dita e dytë sot“, është shprehur ajo./mv.abcnews.al