Vajza e Erdogan mbështet gratë viktima të dhunës kundër partisë së babait të saj

schedule15:52 - 4 Gusht, 2020

schedule 15:52 - 4 Gusht, 2020

Organizata e drejtuar nga vajza e madhe e presidentit turk Erdogan, publikoi një deklaratë me të cilën mbron Konventën e Stambollit për dhunën ndaj grave. Kadem, ky është emri i organizatës lidere e së cilës është Sumeie Erdoan Bajraktar, thekson rëndësinë e konventës për mbrojtjen e grave nga çdo formë dhune, duke përgënjeshtruar faktin se kjo konventë godet familjen tradicionale.

Në deklaratë ndër të tjera shkruhet se është e gabuar të thuash se kjo konventë legjitimon dhe favorizon orientime homoseksuale. Numan Kurtulmus, një nga anëtarët më të njohur të partisë Akp  – të presidentit Erdogan kishte propozuar tërheqjen e Turqisë nga protokolli, duke shkaktuar protestat e organizatave për mbrojtjen e të drejtave të grave; si dhe të shoqërisë Kadem, zv/presidentja e së cilës është pikërisht vajza e presidentit të Turqisë.

Protestat u bënë më të zëshme dhe pas vrasjes brutale të studentes Pinar Gultekin, disa ditë pas propozimit për braktisjen e konventës. Platforma e denoncimeve të rasteve të grave që vriten nga burrat në Turqi, bëri të ditur se viktimat janë në rritje: 417  në 2019 në krahasim me 403 në 2018 dhe 394 në 2017./abcnews.al