Një vajzë donte të sigurohej që burri i saj i ardhshëm do të mendohej dy herë përpara se ta tradhtonte atë. E fejuar së fundmi, e reja ka rrëfyer në TikTok se e ka detyruar partnerin të nënshkruajë një kontratë. Ai do t’i paguajë shpenzimet e saj për pjesën tjetër të jetës nëse do të ketë një lidhje jashtëmartesore.
“I fejuari im sapo nënshkroi një dokument ligjor dhe ne ramë dakord që nëse ai më tradhton, ai duhet të paguajë faturat e mia”, thotë Chaylene Martinez, e njohur në internet si @SalamiiQueen, në një video me më shumë se 7 milionë shikime. “Unë jam kaq e zgjuar apo e çmendur, nuk e di”, shtoi ajo.
Sigurisht, shumë përdorues ishin të shpejtë për të shprehur mendimin e tyre. “Kjo është e mrekullueshme,” komentoi njëri.
@salamiiqueen♬ original sound – salamiqueen
/abcnews.al