Vajza boshnjake dashuron një serb, prindërit e rrahin dhe e qethin

schedule21:08 - 22 Gusht, 2020

schedule 21:08 - 22 Gusht, 2020

Dashuria për një djalë të krishterë serb i ka kushtuar një vajze boshnjake. 17-vjeçarja, raportojnë mediat u rrah dhe u qeth nga prindërit e saj myslimanë pasi kundërshtonin “dashurinë me një djalë të krishterë”.

Vajza boshnjake, u rrah dhe flokët e saj të gjata u qethën nga prindërit, tezja dhe xhaxhai për shkak të marrëdhënies me një djalë të krishterë serb, 20 vjeç.

Ngjarja ndodhi të hënën në qytetin lindor të Besancon, në Francë. Sipas policisë mbi vajzën është ushtruar dhunë, pasi i janë thyer edhe brinjët.

Prokurorët thanë të Premten se të afërmit e vajzës tani përballen me gjyq në Francë me akuzën e dhunës ndaj një të mituri dhe rruajtjen e kokës për shkak të marrëdhënies së tyre.

Kjo ngjarje solli edhe reagimin e autoriteteve franceze. Ministri i Brendshëm francez, Gerald Darmanin shkroi në Twitter: “Qethet dhe rrihet sepse ajo  donte një të krishterë. I tronditur thellësisht nga ky akt torture ndaj kësaj vajze 17-vjeçare. Ky barbaritet kërkon dënimin më të rëndë.”

Dyshja, të cilët jetonin në të njëjtën ndërtesë, ishin në një lidhje prej disa muaj pasi vajza mbërriti nga Bosnje-Hercegovina me familjen e saj dy vjet më parë.

Zëvendës prokurori Margaret Parietti i tha AFP: ” ‘Të dy familjet e njihnin njëra-tjetrën dhe marrëdhënia e tyre nuk ishte problem. Por kur filluan të flasin për martesë, prindërit e vajzës i thanë ne jemi myslimanë, nuk mund të martohesh me një të krishterë”.

Prindërit e vajzës, tezja dhe xhaxhai, me origjinë myslimane boshnjake, u arrestuan nga policia. Ata janë ndaluar të kontaktojnë adoleshenten, e cili është  me masë mbrojtje. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!