Vajza bën gjestin prekës, heq dorë nga dasma luksoze dhe paratë i dhuron për të varfrit

schedule09:03 - 9 Dhjetor, 2021

schedule 09:03 - 9 Dhjetor, 2021

Lejla Ќorovic nga Podgorica dhe bashkëshorti i saj, të cilët jetojnë dhe punojnë në SHBA vendosën të anulojnë dasmën e tyre dhe paratë që kishin planifikuar për ceremoninë i dhuruan për të varfrit. Ajo thotë se kishin menduar një ceremoni luksoze por hoqën dorë për të ndihmuar disa njerëz në Mal të Zi.

“Me kalimin e kohës kemi menduar edhe si, ku dhe kur të bëjmë një dasmë, gjë që është disi e zakonshme. Nga ana tjetër, gjatë atij procesi patëm mundësinë të shihnim disa familje që përballeshin me vështirësitë e jetës për shkak të papunësisë, virusit dhe humbjes së papritur të familjarëve që ishin burimi kryesor i të ardhurave.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Lejla Corovic (@lejla_corovic)

Për shumicën e njerëzve kriza ka hyrë pa dashje në shtëpitë e tyre dhe dimri ka ardhur. Familja jonë na ka ndihmuar më së shumti me informacione se kush ka nevojë për ndihmë. E pamë të arsyeshme të ndihmonim familje me më shumë fëmijë të mitur. Mes tyre ka fëmijë që nuk kanë njërin apo të dy prindërit”, tha Lejla. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!