“Vajza afgane”, e cila u bë e famshme pasi u shfaq në kopertinën e revistës National Geographic në 1985, ka fituar statusin e refugjatit nga kryeministri italian Mario Draghi. nFotoja e shkrepur në vitin 1884 nga Steve McCurry tregon një vajzë adoleshente me sy të gjelbër dhe shami, e fokusuar te kamera.
Identiteti i saj nuk dihej fillimisht, por në fillim të vitit 2002, u identifikua si Sharbat Gula.
Gula u gjet asokohe në moshën 30-vjeçare në një rajon të largët të Afganistanit. Identiteti i saj u zbulua në vitin 2002 përmes analizës së irisit të syrit. Sharbat në atë moment kuptoi se ishte fotografuar. Ajo nuk e kishte parë kurrë foton deri në vitin 2002.
Sharbat ishte një fëmijë që jetonte në kampin e refugjatëve Nasir Bagh në Pakistan gjatë pushtimit sovjetik të Afganistanit kur u fotografua.
“Në vitin 1985, falë fotografisë së Steve McCurry-t, i cili vitin e kaluar e kishte portretizuar atë në një kamp refugjatësh në Peshawar për kopertinën e revistës National Geographic, Sharbat Gula fitoi famë globale, deri në atë pikë sa të simbolizonte peripecitë dhe konfliktet nëpër të cilën po kalonin Afganistani dhe populli i tij,” thuhet në një deklaratë të lëshuar nga zyra e kryeministrit italian.
Në vitin 2016 McCurry tregoi për CNN historinë pas fotografisë.
“E dija se ajo kishte një vështrim të jashtëzakonshëm, një vështrim depërtues. Por kishte një turmë njerëzish rreth nesh, kishte pluhur dhe bëhet fjalë për kohën përpara kamerave dixhitale dhe nuk e dije kurrë se çfarë do të ndodhte me filmin.”
Fotoreporteri tha se e dinte se fotografia ishte e veçantë që kur e shkrepi. “Ia tregova redaktorit të National Geographic dhe ai u grit në këmbë dhe bërtiti, ‘kjo është kopertina jonë e radhës’”, shtoi ai.
Fotoja e Sharbat u konsiderua si imazhi i vajzës/gruas refugjate të vendosur në një kamp të largët, në kërkim të mbrojtjes së perëndimit. Ajo u bë simbol i Afganistanit dhe u konsiderua si Mona Lisa e botës së tretë.
Tashmë në të dyzetat e fundit, Gula mbërriti në Romë, sipas zyrës së kryeministrit italian.
“Duke iu përgjigjur kërkesave të shoqërisë civile dhe veçanërisht në mesin e organizatave jofitimprurëse aktive në Afganistan, të cilët pas ngjarjeve të gushtit të kaluar morën thirrjen nga Sharbat Gula për t’u larguar nga vendi i tyre, kryeministri mori dhe organizoi transferimin e saj në Itali në kuadër të programit më të gjerë të evakuimit të shtetasve afganë dhe planit të qeverisë për pritjen dhe integrimin e tyre”, theksohet në deklaratë.
/abcnews.al