Autoriteti i Konkurrencës ka gjetur shkelje në disa kompani të importit të vajit vegjetal gjatë hetimit të thelluar të kryer gjatë këtyre ditëve pas shtrenjtimit të beftë të çmimit në tregje. Në një njoftim për shtyp, Autoriteti bën me dije se është konstatuar një sjellje e bashkërenduar për të rritur çmimin e vajit vegjetal nga disa kompani, respektivisht: AGRO BLEND SHPK, BOMIRA SHPK, Devi 20 – GRUP SHPK, Eqerem – 934 SHPK, GLOBCOM SHPK dhe TEUTA DURRES SHPK.
Gjatë hetimit, Konkurrenca ka konstatuar se kompanitë në fjalë kanë rritur çmimin e vajit duke u marrë vesh me njëra-tjetrën gjë që ka ndikuar negativisht në xhepat e qytetarëve.
“Nga informacioni i administruar nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, për periudhën 1 janar 2022 – 11 mars 2022, ndër të tjera u konstatua se çmimi mesatar mujor i importit në muajin janar 2022 ka qenë në vlerën 199.23 lekë/litri dhe në mars 2022 është rritur në vlerën 208.54 lekë/litri. Çmimi i vajit vegjetal rezulton se është rritur gati me 7.5% nga muaji shkurt 2022.Për sa më sipër, rezulton se rritja në të njëjtën kohë për periudhën janar – mars 2022 e çmimit të shitjes së vajit vegjetal nga ndërmarrjet në fjalë”, bën me dije Autoriteti i Konkurrencës. /abcnews.al