Sipas studimeve të fundit, një dozë e përjavshmë vaji ulliri mund të jetë më e mirë se sa përdorimi i viagrës për të përmirësuar performancën e një mashkulli në shtrat.
Shkencëtarët nga Universiteti i Athinës shprehen se konsumimi i nëntë lugëve me këtë produkt natyral është i mjaftueshëm për të reduktuar impotencën deri në 40%.
Vaji i ullirit ka shumë përfitime shëndetësore si ndihmesa në shëndetin e enëve të gjakut dhe njëtrajtshmëria e qarkullimit të gjakut nëpër trup. Studimi përfshu 660 meshkuj me një moshë mesatare prej 67 vjeç dhe u vu re se ata të cilët iu nënshtruan dietës mesdhetare me vaj ulliri, fruta, perime, bishtaja, peshk dhe arra, kishin shumë më pak probleme në shtrat, madje patën dhe një përmirësim të ndjeshëm.
Ky lloj vaji mund të rrisë drastikisht nivelet e testosteronit, të cilat zvogëlojnë rrezikun e paaftesisë për të mbajtur një ereksion gjatë marrëdhënieve seksuale. Disa nga shkaktarët e këtij problemi janë mbilodhja, ankthi dhe konsumimi i tepërt i alkoolit. Studiuesja kryesore Dr. Christina Chrysohoou, u shpreh se dieta strikte dhe stërvitja e përditshme janë çelësi kryesor në përmirësimin e kapacitetit seksual tek meshkujt e moshës së mesme.
Ajo tha se ndryshimet e vogla në mënyrën e jetesës mund të japin shumë përfitime në zgjidhjet afatgjata për këtë problem. Ndërkohë që shumë njerëz priren të përdorin viagra, kjo ka bërë të mundur dhe në shkaktimin e disa efekteve anësore si dhimbje koke, dhimbje shpine dhe turbullim shikimi.
“Kjo dietë ndihmon në mbajtjen shëndetshëm të enve të gjakut dhe ul rrezikun e problemeve metabolike si diabeti, presioni i madh i gjakut dhe obeziteti. U jep meshkujve një zgjidhje afatgjatë pa patur nevojë për marrjen e medikamenteve si viagra, të cilat mund të japin vetëm një zgjidhje momentale dhe me efekte anësore.”/abcnews.al