Uzuni, tjetër gol në Amerikë/ Sulmuesi kuqezi ndihmon ekipin e tij, Austin, në Kupë

schedule14:38 - 8 Maj, 2025

schedule 14:38 - 8 Maj, 2025

Myrto Uzuni shënon një tjetër gol në futbollin amerikan.

Sulmuesi i kombëtares shqiptare realizoi në Kupë në ndeshjen mes skuadrës së tij, Ostin, dhe Lokomotivës së El Pasos. Skuadra mike kryesoi 2-0, por Ostin u përgjigj dhe Uzuni realizoi shumë bukur nga jashtë zone duke siguruar barazimin 2-2, përpara sesa ekipi I tij të fitonte 3-2.

Ky ishte goli I dytë I futbollistit kuqezi që pas kalimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Më parë, Uzuni ka qenë golshënues tepër I dalluar në futbollin spanjoll, në La Liga dhe në Ligën e Dytë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!