Uzuni, rekordmen në Spanjë/ Sulmuesi kuqezi, i veçantë te skuadra e tij, Granada

schedule13:42 - 28 Shtator, 2024

schedule 13:42 - 28 Shtator, 2024

Jo më kot fitoi Këpucën e Artë dy sezone më parë.

E qartë që Myrto Uzuni, pavarësisht problemeve në kombëtare, e ka fituar bastin e tij në Spanjë, dhe ja ku erdhi një arritje e re.

E përditshmja kryesore sportive e Madridit, “Marka”, shkruan se sulmuesi I kombëtares shqiptare ka vendosur një rekord tek skuadra e tij, Granada.

Me golat e shënuar deri tani këtë sezon, ai u bë shënuesi më I mirë I huaj në historinë e kësaj skuadre në Ligën e Dytë, duke pasur 25 gola.

Rekordin e mëparshëm e mbante Maçis me 24.

Jo vetëm kaq, por Uzuni ka mundësi të thyejë edhe rekordin e golave të një lojtari të huaj te Granada për të gjitha nivelet e futbollit spanjoll.

Për momentin, rekordmen është El Arabi me 45 gola në La Liga dhe në Ligën e Dytë, ndërsa shqiptari ka 38.

Sipas parashikimit të “Markës”, ai mund t’ia dalë që këtë sezon.

Nuk duhet të harrojmë se në 2022-2023, Uzuni u shpall Këpuca e Artë e Ligës së Dytë spanjolle, pra shënuesi më i mirë me 23 gola, ndërsa sezonin e kaluar realizoi 11 në elitë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!