Uzuni ndër më të kërkuarit, “gjigantët” spanjollë vihen pas “legjionarit”

schedule22:56 - 16 Maj, 2024

schedule 22:56 - 16 Maj, 2024

Sezoni i parë në La Liga nuk po shkon siç ndoshta do të donte. Në planin personal Myrto Uzuni nuk ka zhgënjyer, por skuadra e tij Granada duket se do të zbresë sërish në një kategori më poshtë në futbollin spanjoll.

Pasi u shpall golashënuesi më i mirë në sezonin e shkuar të La Liga 2, duke fituar edhe “Këpucën e Artë” të kampionatit, sulmuesi kuqezi ka gjetur rrugën e rrjetës plot 11 herë në elitën e futbollit spanjoll, si dhe ka dhuruar një asistim por kaq nuk kanë ndihmuar skuadrën e Granada, që renditet në zonën e ftohtë në La Liga, mirëpo nëse skuadra e tij duket se shkon e sigurt drejt rënies, për Uzunin ka një tjetër të ardhme.

Sipas raportimeve më të fundit të mediave spanjolle, ai do të qëndojë në elitë, madje duke bërë edhe kapërcimin e madh në karrierën e tij. Duke qëndruar në këto raportime, Granada do të nxjerrë në shitje yjet e saj në fund të sezonit, përfshirë edhe sulmuesin “kuqezi”.

Myrto Uzuni ka admirues të shumtë në La Liga, përfshirë “Andaluzianët” e Sevilla dhe skuadrën e Las Palmas, të cilat janë mbushin thasët për kartonin e futbollistit 28-vjeçar dhe sipas specialistëve të “Transfermarkt”, kartoni i tij vlerësohet 9 milion euro, megjithatë Granada duket se ka pretendime më të mëdha financiare. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!