Uzuni “mburret” me rekordin shekullor, shënuesi më i mirë i huaj i Ligës së Dytë spanjolle pas 23 sezonesh

schedule11:50 - 4 Korrik, 2023

schedule 11:50 - 4 Korrik, 2023

Nuk arriti dot rekordin e madh, por pa gjë nuk mbeti.

Myrto Uzuni mund të mburret jo vetëm se fitoi Këpucën e Artë në Ligën e Dytë të Spanjës, dhe se ndihmoi Granadën të siguronte ngjitjen në elitë, por edhe për diçka tjetër.

Sulmuesi i kombëtares shqiptare u bë i pari jospanjoll që shpallet shënuesi më i mirë i Ligës së Dytë në shekullin e 21-të.

Kjo, do të thotë se në 23 sezone, gjithmonë kishin fituar lojtarët vendas.

I fundit jospanjoll që ia kishte dalë ishte malazezi Igor Glushçeviç në 1996-1997, kur luante me pasaportën jugosllave, pasi Mali i Zi ishte në federatë me Serbinë./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!