Myrto Uzuni është rikthyer në stërvitje me Granada, klubi spanjoll i cili do të luajë këtë sezon në La Liga.
Tashmë dihet se sulmuesi kuqezi është ikona e këtij klubi dhe këtë vazhdojnë ta tregojnë shpesh, ashtu siç ka ndodhur këtë herë me një postim në rrjetet sociale të Granada.
Figurat e ashtuquajtura “Emoji” të përdorura mbi foton e sulmuesit shqiptar, kanë edhe kafsha e dhisë, e cila në anglisht i thonë “Goat”, dhe në përditshmëri, bota jashtë e përdor si nofkë për dikë që është i jashtëzakonshëm, pasi edhe si term i referohet më të mirit të të gjitha kohërave (Greatest Of All Time, GOAT)./h.ll/abcnews.al
?❤️?#??????????? ?? pic.twitter.com/i0C5TcoP1D
— Granada CF ❤️⚪️ (@GranadaCF) July 19, 2023