Uzuni: Ishim mirë deri te penalltia, Granada nuk dorëzohet

schedule12:43 - 14 Shkurt, 2022

schedule 12:43 - 14 Shkurt, 2022

Myrto Uzuni ishte titullar sërish me Granada në LaLiga, këtë herë kundër Real Sociedad. Skuadra e sulmuesit shqiptar u mund, ndërkohë që Uzuni pas ndeshjes tha: “Deri te penalltia për Real Sociedad luajtëm shumë mirë dhe kishim mundësi të shënonim gol.

Nëse do të kishim shënuar, atëherë loja do të kishte shkuar ndryshe. Gjithsesi ky është futbolli. Mentaliteti ynë është që të mos dorëzohemi kurrë dhe të luftojmë deri në fund për këtë fanellë. Ekipi nuk dorëzohet kurrë.

Ky është një klub fantastik, me një trajner të madh dhe ne gjithmonë punojmë së bashki. Duhet të vazhdojmë të luftojmë për të arritur qëllimet tona dhe për të fituar”. / abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!