Uzuni fiton derbin me Roshin, Herdi Prenga thyhet në shtëpi

schedule21:59 - 2 Mars, 2021

schedule 21:59 - 2 Mars, 2021

Hungaria është kthyer në një destinacion interesant për shqiptarët dhe tre futbollistë të kombëtares shqiptare kanë zbritur në fushën e blertë.

Vetëm Myrto Uzuni ka festuar, pas Ferencvaros fitoi në shtëpi kundër skuadrës së DVTK. Një ndeshje e mbyllur me rezultatin 1-0 dhe beratasi ishte në fushë deri në minutën e 84-t.

Pesë minuta më parë u aktivizua edhe Odise Roshi, i cili nuk mundi ta shmangte dot humbjen e skuadrës së tij. Asnjë minutë nuk pati për Hysen Memollën e DVTK, sikurse edhe për Naser Alijin në fitoren e Honved.

Titullar sot për Kisvarda ishte edhe Herdi Prenga. Mbrojtësi luajti deri në fund, por në fund ekipi i tij u mposht me rezultatin 0-1 nga Puskas Academy. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!