Ferencvaros ka ndryshuar planet prej Covid-19. Disa lojtarë kanë dalë me Covid-19 dhe kështu faza përgatitore do të zhvillohet në Hungari dhe jo në Marbella të Spanjës, siç ishte menduar në fillim.
Katër futbollistë kanë dalë pozitive me koronavirus dhe mes tyre është edhe ylli i sulmit, beratasi Myrto Uzuni.
Kjo është hera e dytë që futbollisti i kombëtares shqiptare preket nga Covid-19. Lojtarët e tjerë që kanë dalë pozitivë te Ferencvaros janë: Franck Boli, Stepjan Loncar dhe Muhamed Besic. / abcnews.al