Oleksandr Usyk mbetet kampioni absolut i peshave të rënda në boks. Ukrainasi mbajti gjerdanin e njësuar të tre federatave më të mëdha, duke triumfuar edhe në sfidën e revanshit të kërkuar nga Tyson Fury.
Ashtu si në ndeshjen e parë të zhvilluar në maj, boksieri 37 vjeçar fitoi me pikë, por këtë herë në mënyrë unanime në votimin e tre gjyqtarëve.
Deri te verdikti final, sfida në ringun e “Kingdome Arena” të Riadit I shpërbleu të gjitha pritshmëritë.
Një betejë e vërtetë gjigandësh, me britanikun Fury që u nis fort dhe mori epërsinë në raundet e para.
Por, Usyk reagoi sipas mënyrë së tij, ndërsa në raundin e nëntë dominoi dhe përmbysi rezultatin me goditje të sakta që e vendosën në vështirësi rivalin e tij.
Në fund gjyqtarët dhanë vendimin unanim, të tre me rezultatin 116-112, duke konfirmuar Usyk kampionin absolut.
Me këtë triumf, boksieri ukrainas qëndron I pamposhtur, pasi në karrierën e tij numëron 24 fitore në 24 ndeshje, mes tyre 14 me KO.
Po ashtu, suksesi në ringun e Riadit ishte një triumf financiar për Usyk, që arkëtoi 150 milionë euro. /abcnews.al