Ushtronte dhunë sistematike në familje dhe mbante armë pa leje, arrestohet 54 vjeçari

schedule09:26 - 29 Janar, 2020

schedule 09:26 - 29 Janar, 2020

Policia e Lezhës ka arrestuar një 54 vjeçar i cili dhunonte gruan dhe e kërcënonte se do ta vriste.

54 vjeçari nga Dragusha e Lezhës ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike në mënyrë sistematike ndaj bashkëshortes së tij e cila ditën e djeshme ka njoftuar policinë.

Nga kontrolli i ushtruar në shtëpinë e 54 vjeçarit policia sekuestroi një armë zjarri dhe disa fishekë.

Me ndryshimin e Kodit Penal 54 vjeçari rrezikon dënim deri në 7 vjet për armëmbajtje pa leje.

Njoftimi i policisë:

“Lezhë

Policia parandalon një ngjarje rë rëndë kriminale në familje

Ushtronte  dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes dhe e kërcënonte se do ta vriste por arrestohet në flagrancë nga Policia

Sekuestrohet një armë zjarri dhe municion luftarak

Specialistët  e Seksionit për  Hetimin e  Krimit në Komisariatin e Policisë Lezhë  arrestuan në flagrancë shtetasin B. L.,54 vjeç, banues në Dragushë, Lezhë

Ky shtetas në banesë, në mënyrë sistematike ushtronte  dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij duke e kërcënuar se do ta vriste me armë zjarri,   e cila mbrëmjen e djeshme ka njoftuar Policinë.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në  banesën e shtetasit B.L.,  ku gjatë  kontrollit gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri tip “Pushkë” dhe 19 copë fishekë

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Armëmbajtje pa leje”, ku me ndryshimet e fundit në Kodin Penal, mbajtja e armëve në automjete,në banesë apo në mjedise publike, pa lejen e organeve kompetente shtetërore, dënohet me burgim deri në 7 vjet”./abcnews.al