Ushtronte dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes, burri arrestohet në Berat

schedule10:10 - 11 Maj, 2022

schedule 10:10 - 11 Maj, 2022

Një 38-vjeçar  në Berat ka rënë në prangat e policisë, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes.

I arrestuari rezulton se është dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”.

Nga specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Berat u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit T. Sh., 38 vjeç, banues në Berat (i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”), pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, e cila është e pajisur me urdhër mbrojtjeje.

/abcnewes.al/