Ushtronte aktivitet të paligjshëm të lojërave të fatit, arrestohet 32-vjeçari

schedule15:22 - 13 Shkurt, 2020

schedule 15:22 - 13 Shkurt, 2020

Një 32-vjeçar banues në Lushnje është arrestuar nga policia me akuzën se ushtronte aktivitetin e kundraligjshëm të lojrave të fatit. Burime nga Policia bëjnë me dije se pas informacioneve të marra dhe kontrolleve në një lokal në lagjen “Xhevdet Nepravishta”,  rezultoi se zhvillohej një veprimtari kriminale në fushën e lojërave të fatit.

Lushnjë

Kontrolle për goditjen e veprimtarisë së kundraligjshme të lojrave të fatit.

Arrestohet në flagrancë 1 shtetas pasi ushtronte aktivitetin e kundraligjshëm të lojrave të fatit.

Në vijim të kontrolleve për evidentimin dhe ndëshkimin e atyre personve që vijojnë ende të ushtrojnë aktivitetin e kundraligjshëm të lojrave të fatit, bazuar edhe në informacionet e marra në rrugë operative se në një lokal në lagjen “Xhevdet Nepravishta” zhvillohej veprimtari kriminale në fushën e lojërave të fatit, specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë, arrestuan në flagrancë shtetasin:

E. M., 32 vjeç, banues në Lushnjë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë për veprën penale “Organizim i llotarive të palejuara”, pasi në ambientin e lokalit që ky shtetas menaxhonte, ushtronte aktivitetin e kundraligjshëm të lojrave të fatit.

U sekuestruan në cilësinë e provës materiale 3 laptop te markës “HP” me logo si ato të lojrave te fatit, 24  tableta të markës “ Samsung” me logo si ato të lojrave te fatit, 6 bileta si ato lojrave të fatit me siglën “Top Game Racing” dhe 2 printera, të cilat shërbenin për ushtrimin e lojërave të palejuara të fatit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë për veprime të mëtejshme./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!