Shtohen rastet e dhunës në familje dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Mallakastrës dhe të Lushnjes.
Policia bën me dije se 33 vjeçari A.M., banues në Ballsh, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj babait tij, shtetasit Y.M, 66 vjeç. Ndërsa në Lushnje 29 vjeçari S.GJ. është vënë në prangat e policisë pasi në mënyrë të vazhdueshme ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.
Njoftimi i policisë:
Mallakastër
Ndalohet nga Policia e Mallakastrës një shtetas për veprën penale “Përndjekje” dhe arrestohet në flagrancë një tjetër për veprën penale “Dhunë në familje”.
*Specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër, arrestuan në flagrancë shtetasin A.M., 33 vjeç, banues në Ballsh. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në banesë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj babait tij, shtetasit Y.M, 66 vjeç. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Dhunë në familje”.Lushnje
Dhunoi fizikisht dhe psikologjikisht bashkëshorten, arrestohet në flagrancë nga policia.
Specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnje, arrestuan në flagrancë shtetasin S.GJ., 29 vjeç, banues në Lushnje. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në mënyrë të vazhdueshme ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, shtetases N. Gj. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale “Dhunë në familje”./abcnews.al