Ushtronin aktivitetin e lojërave të fatit, arrestohen dy persona

schedule10:00 - 17 Maj, 2019

schedule 10:00 - 17 Maj, 2019

Procedohen penalisht dy persona në Berat, pasi ushtronin aktivitetin e kundraligjshëm të lojërave të fatit.  Policia bën të ditur se në vijojnë të kontrolleve të befasishme në të gjithë Qarkun Berat për evidentimin dhe ndëshkimin e atyre personave që vijojnë ende të ushtrojnë aktivitetin e kundraligjshëm të lojrave të fatit.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Berat në bashkëpunim me Njësinë Operacionale kapën dhe proceduan penalisht shtetasit: E.T, 60 vjeç. M.Q, 28 vjeç, të dy banues në Berat. Procedimi penal i këtyre shtetasve u bë për veprat penale “Organizim i lotarive të palejuara”, “Fshehja e të ardhurave”, “Punësim i paligjshëm” “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara” pasi në ambientin e lokalit në pronësi të shtetasit E.T, ushtronin aktivitetin e kundraligjshëm të lojërave të fatit. U sekuestruan në cilësinë e provave materiale 1 valixhe e mbushur me çipsa, 1 tavolinë pokeri, 2 pako me letra bixhozi si edhe 11.700 lekë. Policia e Shtetit fton cilindo të denoncojë falas në numrin 112 ose përmes aplikacionit “Komisariati Dixhital”, çdo veprimtari të tillë të kundraligjshme”, thuhet në njoftimin e policisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!