Një 43-vjeçar nga Përmeti ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj babait të tij 87-vjeçar. Si pasojë ka rënë në prangat e policisë.
Ndërkohë, materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Përmet për veprime të mëtejshme.
“Ushtroi dhunë psikologjike ndaj babit të tij, arrestohet në flagrancë 43-vjeçari.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet arrestuan në flagrancë shtetasin S. S., 43 vjeç, banues në Përmet, pasi ky shtetas ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj babait të tij, shtetasit J. S., 87 vjeç, banues në Përmet”, thuhet në njoftimin e policisë. l.k/abcnews.al