Një 34-vjeçar nga Patosi ka përfunduar në prangat e policisë së Fierit, pasi ka rrahur bashkëshorten.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Patos arrestuan në flagrancë shtetasin 34 vjeç, banues në Patos, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje”, thuhet në njoftimin e bluve.
Ndërkohë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme./abcnews.al