Policia e Beratit ka vënë në pranga një 44 vjeçar i cili akuzohet se ka dhunuar fizikisht babain e tij 71 vjeç.
Sipas uniformave blu i arrestuari është shtetasi Sh.S, 44 vjeç, banues në Berat, pasi ky shtetas ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike të përsëritur, ndaj babait të tij, shtetasit H.S., 71 vjeç, banues në Berat.
“Ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj babait të tij, arrestohet.
Nga specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Sh.S, 44 vjeç, banues në Berat, pasi ky shtetas ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike të përsëritur, ndaj babait të tij, shtetasit H.S., 71 vjeç, banues në Berat”, thuhet në njoftimin e policisë./abcnews.al