Ushtria ukrainase tërhiqet nga qyteti strategjik Vuledar

schedule21:33 - 2 Tetor, 2024

schedule 21:33 - 2 Tetor, 2024

Ushtria ukrainase ka konfirmuar të mërkurën se është tërhequr nga qyteti strategjik Vuledar, në lindje të vendit.

“Komanda e lartë ka dhënë leje për tërheqjen e njësive nga Vuledari, në mënyrë që t’i ruajmë personelin dhe pajisjet luftarake, dhe për të marrë pozicion për veprime të mëtejshme”, tha formacioni i forcave tokësore i Ukrainës, Hortitsia, i cili komandon rajonet lindore duke përfshirë Donjeckun.

Forcat ruse kryen sulme të pareshtura përreth qytetit për ta shkatërruar mbrojtjen ukrainase, duke kërcënuar rrethimin e qytetit, tha komanda.

Trupat e Moskës, me të mëdha në numër dhe pajisje, kanë ecur përpara ngadalë në Ukrainën lindore, pavarësisht humbjeve të mëdha. Ndërkohë, Ukraina u është lutur vazhdimisht aleatëve të vet perëndimorë për t’i dhënë armë më të përparuara dhe për ta lejuar t’i godasë shënjestrat ushtarake më thellë brenda Rusisë.