Kreu i komandës ushtarake të kryeqytetit, Serhiy Popko ka theksuar se Ukraina ka rrëzuar rreth pesëmbëdhjetë dronë teksa po shkonin për në Kiev gjatë natës së mërkurë-të enjte.
Sipas një postimi që ai ka bërë në rrjetet sociale thuhet se forcat e armatosura ukrainase zbuluan dhe shkatërruan pothuajse 15 objektiva ajrore, ku ndër të tjera theksoi se ato ishin drone kamikaze të tipit Shahed të prodhuar nga Irani.
“Sipas informacioneve që kemi deri më tani, nuk ka pasur viktima apo dëme në kryeqytet”, shtoi ai.
Alarmi për sulmin ajror, i 820-ti me radhë që kur ushtria ruse pushtoi Ukrainën më 24 shkurt 2022, zgjati rreth tre orë.
Forcat e Moskës shpesh kryejnë bastisje në pjesën e pasme të Ukrainës me një shi të UAV-ve kamikaze.
Natën e së martës ndaj të mërkurës, ushtria ukrainase siguroi se rrëzoi më shumë se 10 dronë në hapësirën ajrore të kryeqytetit. Mbeturinat që kanë rënë kanë shkaktuar dëme të lehta materiale, por jo viktima./abcnews.al