Ushtria ukrainase: Më shumë se 45 mijë trupa ruse janë vrarë që nga shkurti

schedule11:39 - 23 Gusht, 2022

schedule 11:39 - 23 Gusht, 2022

Ushtria e Ukrainës ka thënë se më shumë se 45,000 trupa ruse janë vrarë që kur Rusia filloi luftën në shkurt.

Në një postim në Facebook, shtabi i përgjithshëm i ushtrisë ukrainase shkroi se rreth 45,500 trupa janë vrarë deri më tani, bën me dije BBC.

Moska ruan nga afër numrin e viktimave ushtarake dhe nuk ka publikuar një përditësim që nga 25 marsi kur tha se rreth 1,351 ushtarë ishin vrarë. Zyrtarët perëndimorë kanë pretenduar se shifra e vërtetë është diku midis 15-20,000 trupa të vrarë në aksion.

Sipas një hulumtimi të BBC, të paktën 5,416 trupa ishin vrarë në luftimet në Ukrainë.

Shifrat u arritën duke regjistruar njoftimet e bëra nga zyrtarë qeveritarë, universitete dhe media shtetërore dhe lokale. Megjithatë, numri nuk është një reflektim i shtrirjes së plotë të humbjeve dhe numri i vërtetë i viktimave të Rusisë ka të ngjarë të jetë shumë më i madh. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!