Forcat e armatosura të Ukrainës kanë thënë se ushtria ruse do të vazhdojnë të godasë objektet e infrastrukturës së transportit në mënyrë që të pengojë qarkullimin e mallrave në vend.
Sipas zyrtarëve ukrainas forcat ruse mund të kryejnë “veprime provokuese” në rajonin e Transnistria të zonës separatiste të Moldavisë, në mënyrë që rusët të akuzojnë Ukrainën për agresion ndaj shtetit fqinj.
Trupat ruse vazhdojnë të kenë një bllokadë të pjesshme në Kharkiv, me bombardimet që janë duke vazhduar në disa pjesë të qytetit.
Në qytetin port të rrethuar të Mariupolit, forcat ruse kanë vazhduar të sulmojnë uzinën Azovstal, një nga fabrikat më të mëdha të hekurit dhe çelikut në vend.
Në 24 orët e fundit, forcat ukrainase kanë zmbrapsur katër sulme të armikut në rajonet Donetsk dhe Luhansk.
Ushtria ukrainase ka shkatërruar gjithashtu pesë tanke, tetë njësi të blinduara, gjashtë automjete dhe tetë sisteme artilerie të armikut. Në një përditësim të veçantë, ushtria ukrainase thotë se forcat ruse kanë humbur rreth 19,500 personel në luftime që nga 24 shkurt.
BBC thekson se të dhënat e mësipërme nuk janë verifikuar në mënyrë të paanshme./abcnews.al/