Ushtria ruse në Ukrainën lindore/ Zelensky bën thirrje që Kievi të lejohet të përdorë armë me rreze të gjatë

schedule21:41 - 19 Gusht, 2024

schedule 21:41 - 19 Gusht, 2024

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u bëri thirrje këtë të hënë aleatëve të tij perëndimorë që të lejojnë Kievin të godasë Rusinë me armët me rreze të gjatë që i kanë dorëzuar asaj për të “ndaluar përparimin” e ushtrisë ruse në Ukrainën lindore.

“Ukraina nuk mund të ndalojë avancimin e ushtrisë ruse në front vetëm me vendimin që presim nga partnerët tanë: vendimin për aftësitë me rreze të gjatë”, tha Zelensky në një fjalim në Kiev para ambasadorëve të vendit të tij.

“Koncepti naiv, iluziv i të ashtuquajturave vija të kuqe në lidhje me Rusinë, që dominonte vlerësimin e luftës nga disa partnerë, është shembur këto ditë diku afër Sunjës”, theksoi ai në fjalën e tij, duke iu referuar qytetit kufitar rus në rajonin e Kurskut, i cili tani është nën kontrollin e Ukrainës.

Zelensky tha gjithashtu se forcat ukrainase kontrollojnë më shumë se 1,250 kilometra katrorë territor dhe 92 vendndodhje në rajonin Kursk të Rusisë, i cili ka qenë skena e një ofensive të madhe ukrainase të paprecedentë që nga 6 gushti.

“Luftëtarët ukrainas vazhdojnë operacionet e tyre mbrojtëse brenda zonave të caktuara të rajonit të Kurskut. Deri më sot, forcat tona kontrollojnë më shumë se 1250 kilometra katrorë të territorit të Kurskut dhe 92 vendndodhje”, theksoi ai./abcnews.al