UKRAINË- Ushtria ruse nuk kursen aspak njerëzit e pambrojtur dhe infrastrukturën civile në Ukrainë. Këtë e dëshmojnë sulmet e fundit, të cilat kishin si objektiv një qendër tregtare në jug të Ukrainës.
Sulmi i tmerrshëm ajror ka ndodhur në Nikopol, ku aeroplanë rusë hodhën bomba mbi këtë qendër tregtare. Ky qytet industrial gjendet pranë lumit Dnipro dhe ka qenë shumë shpesh vend i sulmeve ajrore – duke goditur kryesisht objektet civile, raportojnë mediat ndërkombëtare.
Kjo nuk është hera e parë që qendrat tregtare janë vënë në shënjestër të forcave ruse, skena të tilla represioni janë parë edhe në qytet tjera të Ukrainës.