Ushtria në aeroport, Xhaçka: Nuk kam nevojë të marr mendimin e Presidentit

schedule23:05 - 11 Prill, 2019

schedule 23:05 - 11 Prill, 2019

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhacka mbrëmjen e sotme, ka deklaruar se nuk kemi të bëjmë me cënim të sigurisë kombëtare dhe se nuk ishte e nevojshme, marrja e mendimit të Presidentit apo Kuvendit, për të ndërhyrë në mbrojtjen e aviacionit civil të Rinasit.

“Në aeroport u dërgua Policia Ushtarake për të cilën ka kuadër tjetër ligjor nga Forcat e Armatosura. Vendimi është marrë me kërkesën time dhe Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura. Është kompetenca e Shtabit të Përgjithshëm të lëvizë Policinë Ushtarake sa herë ka një cënim të infrastrukturës ushtarake.

Nuk bëhet fjalë për një cënim të sigurisë kombëtare, kemi patur kërcënim të sigurisë së aeroportit që quhet objekt i rëndësisë së veçantë, infrastrukturë kritike e Republikës së Shqipërisë dhe Forcave të Armatosura. Nuk kam nevojë të konsultohem me Presidentin e Republikës për këtë vendim, nuk kemi asgjë që ka të bëjë me Kushtetutën”, është shprehur Xhaçka./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!