Ushtria merr tokën, banorët “qajnë” prodhimin në fshatin Mengel

schedule19:16 - 18 Maj, 2022

schedule 19:16 - 18 Maj, 2022

40 familje të fshatit Mengel të Elbasanit kanë shfrytëzuar këto toka shtetërore për të mbjellë ullinj prej 30 vitesh. Toka ndodhet pranë një reparti ushtarak dhe këto ditë kanë parë që janë hapur disa gropa. Kanë mësuar se toka do ti rikthehet bazës ushtarke dhe investimi I tyre shumëvjeçar do të shkatërrohet.

“S’na kanë lajmëruar”

“Ne kemi investuar dhe rrugën kemi hapur vetë. Shkurt muhabet këtë do ta marrë Gjergj Luca”.

Për shfrytëzimin e tokës kanë paguar dhe taksa. Kërkojnë që toka tju jepët me qira pasi nuk kanë mënyrë tjetër për të jetuar.

Kreu i njësisë administrative Labinot, Astrit Hazizi ju tha banorëve se është intersuar në lidhje me ankesat e tyre.

“Pyeta komandandin më tha se kanë dokumenta. I kam kërkuar informacion Ministrisë së Mbrojtjes pres përgjigje”.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!