Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ushtria Izraelite: Vritet një komandant i lartë Iranian i Gardës Revolucionare

schedule18:42 - 6 Prill, 2026

schedule 18:42 - 6 Prill, 2026

Një sulm ajror në Teheran ka vrarë një komandant të lartë të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit, sipas pretendimeve të Forcave të Mbrojtjes së Izraelit .

Sipas njoftimit, Asghar Bagheri, i cili drejtonte Njësinë e Operacioneve Speciale të Forcës Quds që nga viti 2019, u vra gjatë këtij sulmi.

IDF bën të ditur se Bagheri kishte mbajtur disa poste të rëndësishme brenda Forcës Quds dhe se ishte i përfshirë në organizimin e sulmeve kundër objektivave izraelite dhe amerikane në mbarë botën.



Po ashtu, sipas të njëjtave burime, ai dyshohet se kishte planifikuar sulme brenda Izraelit, si dhe në Siri dhe Liban.

Nuk ka ende konfirmim zyrtar nga autoritetet iraniane lidhur me këtë ngjarje.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!