Ushtria izraelite ka njoftuar se Hussam Abu Harbeed, një komandat i lartë i grupit të armatosur që mban emrin Islamic Jihad, është vrarë nga një sulm ajror i kryer mbi Gaza.
Në një deklaratë ku konfirmohet vrasja e Harbeed, ushtria izraelite thotë se ai qëndronte pas disa sulmeve terroriste me raketa anti-tank kundër civilëve izraelitë. ”
Ndërkohë, gazetarët e Al Jazeera raportojnë se në Gaza spitalet po shkojnë drejt ezaurimit të kapaciteteve.
Spitalet nuk kanë më vende, korridoret dhe gjithë repartet përfshirë edhe departamentet e administratës janë të mbushur me shtretër e dyshekë. Energji elektrike raportohet se ka për një deri në tre orë maksimumi ndërsa po mbaron edhe karburanti për gjeneratorët. sb/abcnews.a/