Ushtria izraelite vret kreun e Xhihadit Islamik në Bregun Perëndimor

schedule10:03 - 11 Tetor, 2024

schedule 10:03 - 11 Tetor, 2024

Ushtria izraelite thotë se ka vrarë kreun e Xhihadit Islamik në një sulm ajror të enjten në kampin e refugjatëve Nur Shams në Bregun Perëndimor.

“Një aeroplan goditi zonën e Tulkarem dhe neutralizoi Mohammed Abdullah, kreun e rrjetit terrorist të Xhihadit Islamik në Noor Shams,” tha ushtria në një deklaratë, duke shtuar se vrau një tjetër luftëtar.

Abdullah u emërua kreu i grupit terrorist të mbështetur nga Irani në kampin e zonës Tulkarem pasi paraardhësi i tij Muhhamad Jabber u vra në fund të gushtit, thonë Forcat Mbrojtëse të Izraelit.

Ushtria izraelite tha gjithashtu se Abdullah ishte përgjegjës për organizimin e aktiviteteve të grupit, duke përfshirë “shumë sulme”. Ai e akuzon atë për vendosjen e eksplozivëve kundër trupave izraelite./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!