Ushtria Izraelite ka urdhëruar evakuim të menjëhershëm të 23 fshatrave të Libanit jugor. Në këto zona Forcat e Mbrojtjes Izraelite kanë shtuar sulmet.
Zëdhënësi i ushtrisë izraelite në një reagim në platformën X u bëri thirrje banorëve të mos shkonin në jug pasi një gjë e tillë do t’u rrezikonte jetën.
“Kushdo që ndodhet pranë elementëve, objekteve apo armëve të Hezbollahut është duke vënë në rrezik jetën e tij”, thuhet në postim.
Drejtori i agjencisë së OKB-së për refugjatët në Lindjen e Mesme, Rema Jamous Imseis, nënvizoi se më shumë se një e katërta e Libanit është prekur nga urdhrat e përsëritur të evakuimit në dhjetëra fshatra në vend.
Dhjetëra mijëra njerëz kanë ikur në veri që kur sulmet ajrore izraelite në rajon u shtuan në fund të muajit të kaluar.
/abcnews.al/