Ushtria izraelite urdhëron evakuimin e disa fshatrave në Libanin jugor

schedule12:50 - 12 Tetor, 2024

schedule 12:50 - 12 Tetor, 2024

Ushtria izraelite ka urdhëruar banorët e 22 fshatrave jugore të Libanit që të evakuohen menjëherë. Zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit, Avichay Adraee tha se ushtria “nuk kërkon të dëmtojë” civilët dhe po ndërmerrte veprime kundër grupit militant Hezbollah.

“Për sigurinë tuaj, ju duhet të evakuoni menjëherë shtëpitë tuaja. Kushdo që ndodhet pranë elementëve, objekteve ose armëve të Hezbollahut është duke vënë jetën e tij në rrezik,” u shpreh ai.

Ai tha se njerëzve u ndalohej të shkonin në jug, duke paralajmëruar banorët se një gjë e tillë “paraqet një rrezik” për jetën e tyre.

Më herët këtë mëngjes, urdhra evakuimi u dhanë edhe për njerëzit në Gazën veriore, ku forcat izraelite thonë se kanë luftuar një grup tjetër militant të mbështetur nga Irani, Hamasi.

/abcnews.al