Ushtria izraelite urdhëron evakuime të reja nga periferitë jugore të Bejrutit

schedule23:05 - 30 Shtator, 2024

schedule 23:05 - 30 Shtator, 2024

Ushtria izraelite u bëri thirrje banorëve të disa ndërtesave në Dahiyeh, zonën e Bejrutit që Izraeli po godet me sulme ajrore që kur filloi sulmet e intensifikuara në Liban, të largohen nga shtëpitë e tyre.

Avionët e ushtrisë izraelite gjithashtu hodhën flakë termike në këto zona, shkruan Al Jazeera.

Ministri izraelit i Mbrojtjes Yoav Gallant aludoi se Izraeli po bën përgatitjet për një ofensivë tokësore në Liban ndërkohë që sulmet ajrore kanë vazhduar, duke goditur ndër të tjera një ndërtesë shumëkatëshe banimi në qendër të Bejrutit dhe vrarë tre militantë palestinezë.

Grupi militant Hezbollah u zotua se është i përgatitur për një luftë të gjatë pas vrasjes së zinxhirit komandues nga Izraeli, përfshirë drejtuesin e grupit, Hassan Nasrallah.