Ministria e Shëndetësisë e Hamasit akuzoi sot ushtrinë izraelite se ka nisur një sulm në një spital në Rripin verior të Gazës, i cili është “bombarduar dhe rrethuar” prej ditësh.
Forcat izraelite “filluan një sulm kundër spitalit Kamal Atëan, duke e rrethuar dhe bombarduar për orë të tëra “, tha Ashraf al-Kudra, një zëdhënës i Ministrisë së Shëndetësisë të Hamasit.
Ushtria izraelite “po mbledh burrat, mes tyre personelin mjekësor, në oborrin e spitalit dhe ne kemi frikë se personeli mjekësor do të merret peng ose do të vritet,” shtoi ai.
Zyrtari i OBSH-së ka bërë thirrje që të mos shenjtëstrohen spitalet në jug të Gazës. Një zyrtar i Organizatës Botërore të Shëndetësisë tha sot se vetëm 11, ose më pak se një e treta, e spitaleve të Gazës mbeten pjesërisht funksionale
/abcnews.al