Ushtria izraelite ka shtuar numrin e ushtarëve të saj në Rripin e Gazës. Lajmi është bërë me dije nga zëdhënësi i ushtrisë izraelitet, Daniel Hagari.
“Gjatë natës ne rritëm numrin e forcave të ushtrisë që hynë në Rripin e Gazës, ata iu bashkuan trupave të tjerë që janë të vendosur atje. Ne po rrisim gradualisht operacionet tokësore dhe shtrirjen e forcave tona brenda Rripit të Gazës”, ka thënë ai.
Gjithashtu ka njoftuar se ditën e fundit avionët luftarakë IDF, sulmuan më shumë se 450 objektiva ushtarake të Hamasit në të gjithë Rripin e Gazës.
Theksohet se janë sulmuar selitë ushtarake, pikat e vëzhgimit si edhe pozicionet e zjarrit antitank të organizatës terroriste.
/abcnews.al/