Ushtria izraelite ka njoftuar se rreth 15 anëtarë të Hezbollahut janë vrarë në një sulm në Libanin jugor.
Forcat Mbrojtëse të Izraelit thanë se luftëtarët u vranë në një sulm në një ndërtesë në Bint Jbeil.
Sipas ushtrisë izraelite grupi militant po ruante sasi të mëdha armësh brenda ndërtesës.
Ndërkohë Izraeli i ka përqendruar kryesisht sulmet e tij ajrore në Libanin jugor dhe lindor, si dhe në periferitë jugore të Bejrutit.
/abcnews.al/