Shenjat që lexojnë “S.O.S.” dhe “ndihmë, tre pengje” në hebraisht u gjetën në muret e një ndërtese në Gaza, ku tre pengje izraelitë mbaheshin të fshehur para se të vriteshin gabimisht, tha ushtria izraelite. Mesa duket pengjet izraelite kanë përdorur ushqim të mbetur për të shkruar shenja që kërkonin ndihmë.
Sipas zëdhënësit ushtarak Daniel Hagari, copat e bardha të shkruara me të kuqe, u gjetën të varura në një ndërtesë rreth 200 metra larg vendit ku u qëlluan gabimisht. Tre pengjet iu afruan ushtarëve të premten duke valëvitur një flamur të bardhë por u vranë gabimisht pasi i identifikuan ata si kërcënim.
“Ende nuk e dimë se sa kohë kanë qenë në ndërtesë. Po kontrollojmë një strukturë tjetër ku mund të kenë qëndruar edhe ata. Ne vazhdojmë të hetojmë këtë ngjarje,” tha zëdhënësi.