Ushtria izraelite pretendon se ka goditur më shumë se 30 objekte të Hezbollahut në Bejrut

schedule16:34 - 14 Nëntor, 2024

schedule 16:34 - 14 Nëntor, 2024

Depot e armëve, selitë ushtarake dhe infrastruktura tjetër e Hezbollahut u sulmuan në kryeqytetin libanez gjatë natës dhe mëngjesin e së enjtes, sipas zëdhënësit të ushtrisë izraelite.

Në deklaratën e publikuar në Telegram thuhet se në 48 orët e fundit, më shumë se 30 objektiva të Hezbollahut janë goditur në disa valë sulmesh të kryera vetëm në zonën e Bejrutit.

Vendet e Hezbollahut ndodheshin “në zemër të një popullsie civile”, pretendoi ushtria pa dhënë prova, duke e akuzuar edhe një herë grupin për përdorimin e mburojave njerëzore.

Sulmet izraelite kanë goditur periferitë jugore të Bejrutit që nga mbrëmë. Bastisjet, dikur të zakonshme për orët e natës, ditët dhe javët e fundit kanë vazhduar edhe gjatë ditës. Banorët e zhvendosur, të cilët numërohen në dhjetëra mijëra, nuk janë në gjendje të parashikojnë se kur do të jetë e sigurt për ta të kthehen në shtëpitë e tyre dhe të kujdesen për pronat e tyre.