Ushtria izraelite njofton vrasjen e komandantit të Hezbollahut në Liban

schedule22:28 - 9 Janar, 2024

schedule 22:28 - 9 Janar, 2024

Forcat e Armatosura izraelite (IDF) njoftuan këtë të martë se kishin vrarë një komandant të Hezbollahut përgjegjës për dhjetëra sulme me dronë kundër Izraelit.

Zëdhënësi i IDF-së kundëradmirali Daniel Haggari njoftoi se një sulm ajror më herët në Libanin jugor vrau Ali Hussein Barzi. Ai u tha se ishte përgjegjës për “dhjetëra sulme me dronë kundër Izraelit“, duke përfshirë sulmin e mëngjesit të sotëm në një seli ushtarake në Safed (veri).

Ushtria izraelite publikoi videon e sulmit ajror që synonte makinën në të cilën po udhëtonte Ali Hussein Barzi./abcnews.al