Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu kritikoi planet e shpallura nga ushtria të dielën për të mbajtur pauza taktike ditore në luftimet përgjatë një prej rrugëve kryesore në Gaza për të lehtësuar dërgimin e ndihmave në enklavën palestineze.
Ushtria njoftoi pushimet ditore nga ora 05:00 deri në orën 16:00 në zonën nga Kalimi Kerem Shalom deri në rrugën Salah al-Din dhe më pas në drejtim të veriut.
“Kur kryeministri dëgjoi raportet e një pauze humanitare 11-orëshe në mëngjes, ai iu drejtua sekretarit të tij ushtarak dhe ia bëri të qartë se kjo ishte e papranueshme për të”, tha një zyrtar izraelit.
Ushtria sqaroi se operacionet normale do të vazhdojnë në Rafah, fokusi kryesor i operacionit të saj në Gazën jugore, ku tetë ushtarë u vranë të shtunën.
Reagimi nga Netanyahu nënvizoi tensionet politike lidhur me çështjen e ndihmave që vijnë në Gaza, ku organizatat ndërkombëtare kanë paralajmëruar për një krizë humanitare në rritje.
Ministri i Sigurisë Kombëtare Itamar Ben-Gvir, i cili drejton një nga partitë fetare nacionaliste në koalicionin qeverisës të Netanyahut, denoncoi idenë e një pauze taktike, duke thënë se kushdo që vendosi se ishte një “budalla” që duhet të humbiste punën./abcnews.al