Ushtria izraelite dhe agjencia e sigurisë së brendshme ka deklaruar se zbuluan një tunel të Hamasit nën selinë e agjencisë së OKB për refugjatët palestineze në Gaza.
“Unrwa”, të cilin Izraeli e akuzon si të infiltruar plotësisht nga Hamasi nga ana e tij theksoi se nuk ka qenë në selinë e tij që nga 12 tetori.
Sipas ushtrisë izraelite dhe Shin Bet, operacionet ushtarake në qytetin e Gazës gjatë javëve të fundit çuan në zbulimin e një “hyrje tuneli” pranë një shkolle të drejtuar nga agjencia humanitare e OKB-së.
Hamasi për gati 10 vite ka hapur shumë tunele në Rripin e Gazës ku sipas Izraelit fshihen luftëtarët e tij. Në tetor, një studim i Institutit të Luftës Moderne të akademisë amerikane West Point regjistroi 1300 tunele, për më shumë se 500 km korridore nëntokësore.
/abcnews.al/