Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Ushtria izraelite: Kemi përfunduar rrethimin e qytetit të Gazës

schedule20:51 - 2 Nëntor, 2023

schedule 20:51 - 2 Nëntor, 2023

Ushtria izraelite ka përfunduar rrethimin e saj të qytetit të Gazës, tha të enjten zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit, Daniel Hagari.

Korpusi inxhinierik izraelit po punon tani për të gjetur dhe neutralizuar infrastrukturën nëntokësore, eksplozivët dhe kërcënimet e tjera për të lejuar IDF të lëvizë lirshëm në zonë, tha Hagari.

Më herët të enjten, shefi i shtabit të Forcave të Mbrojtjes izraelite, Herzi Halevi tha se ushtria izraelite po rrethon qytetin e Gazës dhe po “thellon” operacionet e saj atje.



“Forcat tona janë në zona shumë të rëndësishme të qytetit të Gazës”, tha Halevi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!