Ushtria izraelite: Hamasi mban më shumë se 200 pengje në Gaza

schedule12:06 - 22 Tetor, 2023

schedule 12:06 - 22 Tetor, 2023

Ushtria izraelite thekson se numri i personave të mbajtura peng në Gaza është 212. Dy shtetase amerikane të marra peng u liruan të premten në atë që Hamasi tha se ishte një gjest humanitar.

Katari ndërmjetësoi bisedimet që çuan në lirimin e pengjeve amerikane, Judith Raanan dhe vajzës së saj Natalie Raanan. Grupi militant pretendoi se kishte ndërmend të lironte dy pengje të tjera për “arsye humanitare”, por Izraeli “refuzoi t’i pranonte ata”.

Abu Ubaida, zëdhënës i Brigadave Izz el Deen al Qassam, tha në një deklaratë se e informoi Katarin të premten për qëllimet e tij. Ai nuk shpjegoi pse Izraeli gjoja refuzoi robërit dhe nuk pati asnjë përgjigje të menjëhershme nga Izraeli./abcnews.al